I paketuat femijet

I paketuat fëmijët?!
Shpesh kushtet jetësore na detyrojnë të ndryshojmë vendoshjen, e punës, të shkollës, të vendbanimit, vendim i cili shpesh sjell probleme me përshtatjen, sidomos për fëmijët. Fëmijët e kanë më të vështirë largimin nga personat apo vendet ku kanë krijuar një afekt te caktuar. Prindërit të cilët nuk i përgatisin dhe nuk flasim me fëmijët rreth shpërnguljes, shkaktojne stres edhe ankth te fëmijët . Ata kanë të drejtë të informohen. Disa nga mënyrat e përgatitjes mund të jenë:
1-Shpjegimi i arsyes së shpernguljes
2-Prezantimi me banesën, shkollën e re
3-Përshendetja dhe ruajtja e kontakteve me shokët e vjetër
4-Prezantimi me anët pozitive të venbanimit të ri, për të lehtësuar përshtatjen etj.
Fëmijët nuk janë objekte të dashura të cilat ne i tërheqim nga pas, por janë qënie të pavaruar të cilat duhen trajtuar me respekt dhe konsideratë pa u shpërfillur, pavarësisht moshës apo situatave, ata kanë të drejtë për të qënë pjesë e vendimmarrjes në familje.