rreth nesh psikologe online

Zbulimi mbi faktorët e negativitetit

Depresioni është menduar si një gjendje që mund të përballohet me anë të ilaçeve. Ne ende nuk e dimë se si funksionojnë për shembull ilaçet që trajtojnë depresionin dhe nëse ato funksionojnë. Ky studim ofron një mjekim novativ me FGF9, një neurotrofinë (një lloj proteine) që duket se luan një rol kyç në rregullimin e zhvillimit embrionik dhe diferencim qelizor që duket se është i rëndësishëm në rregullimin e gjendjes emocionale. Te njerëzit që vuajnë nga depresioni i rëndë, duket se është i parregulluar ose shprehet në një përqendrim shumë të lartë. Te kafshët me stres kronik, prania e FGF9 rritet në hipokampus, ndërsa një faktor FGF2, që lidhet me uljen e niveleve të depresionit, ulet. Mund të mos jetë një zbulim që do të ofrojë zgjidhje të përhershme, por është një shpresë e re.