Rezilienca, një aftësi që duhet zhvilluar.

Rezilienca është aftësia e individit për tu rekuperuar shpejt nga traumat apo krizat dhe për tu përshtatur me situatën pas traumës. Psikologjikisht, rezilienca është aftësia mendore dhe emocionale për tu rikthyer dhe per tu përshtatur me ndryshimet si pasoje e ngjarjeve tronditese ne jetën tone. Rezilienca nuk është vetëm një fjale por një procesi cili përcaktohet nga mënyra se si një person mendon dhe sillet, duke përdorur të gjithë potencialin e tij ne mbrojtje të vetes nga efektet negative të stresorëve të ndryshëm. Pra, mënyra se si ne përballemi me stresorët e jashtëm, me qëllim mbrojtjen e vetes nga dëmtimi i mundshëm, për tu rikthyer sa më shpejt në gjendjen normale. Një individ mund të testojë veten se sa rezilient është, duke vlerësuar formën dhe mënyrën e përshtatjes ndaj një fatkeqësie natyrore, problemeve me shëndetin, punën, shkollën etj. Rezilienca është e rëndësishme për këto arsye:

Së pari, na ndihmon të zhvillojmë mekanizma mbrojtës në rast se përballemi me situata të ngjashme dhe së dyti, na ndihmon të mbajmë një balancë në jetën tonë përgjatë  periudhave të vështira ose stresuese. Gjithashtu , të qënurit rezilient, na ndihmon të parandalojmë çrregullime të shëndetit mendor.

Një shembull i reziliencës është një person i cili sëmuret dhe shërimi i tij vjen shumë shpejt. Për ta bërë më të qartë është shembulli i tërheqjes së një llastiku, të cilin kur e lëshojmë, shkon në gjëndjen fillestare. Ashtu edhe njeriu, pas një ngjarje të rëndë në jetën e tij, rikuperohet, mbledh forcat dhe kthehet në gjëndjen e mëparshme të funksionimit. Kjo nuk do të thotë që rezilienca e përjashton njeriun nga vuajtja apo problemet. Ajo e fuqizon njeriun për ti përballuar sa më lehte pasojat dhe e orienton drejt zgjidhjes, duke u rikthyer serish i fortë në funksionimin e tij.

Rezilienca vjen ne katër forma: Reziliencë psikologjike ose mendore; Reziliencë emocionale; Reziliencë fizike; Reziliencë sociale dhe shpirtërore. Në secilën prej tyre, rezilienca mbështetet në  pesë shtylla kryesore të cilat jane: Vetëdija;  Ndërgjegjësimi; Kujdesi për veten; Marrëdheniet; dhe Qëllimi.

Për ta përmbledhur, një person rezilient është i vetëdijshëm për vështirësinë që po kalon, është i ndërgjegjshëm për cfarë po kalon, ka si qëllim kujdesin për veten duke qëndruar në marrëdhënie të forta dhe pozitive me komunitetin ku ndërvepron. Pra rezilienca është një proces i cili integron bashkë disa aspekte psikologjike dhe sociale. Qëllimet, kontrolli, balanca emocionale, planifikimi dhe zgjidhja e problemeve, shfrytëzimi i i burimeve të brëndëshme, të qënurit realist dhe optimist, ruajtja e marrëdhënieve, dietat ushqimore, regjimi i gjumit dhe ushtrimet fizike mundësojnë zhvillimin e reziliencës.

Rezilienca është e rëndësishme edhe për fëmijët. Te fëmijët rezilienca fuqizohet në fushat ku fëmijët ndërveprojnë si psh: në kopësht, shkollë, familje etj. Ushqimi i fëmijëve me vetbesim, nxitja dhe ndihma për të zgjidhur problemet, sfidat, përforcimi i pikave të forta, do ta bëj fijën një person rezilient për jetën.

” Nëse ti njeh potencialin brenda vetes dhe e përdor atë, problemet e tua do të jenë sfida të cilat ti do ti kalosh më së miri. Paskësaj, vuajtja jote do të zbutet dhe do të kthehet në forcë për të përballuar problemet dhe vështirësite.”