Covid shkon në shkollë!

Covid 19 shkon në klasë të parë!

Ironik fillimi I shkollës këtë vit të ri akademik. Në vend të buzëqeshjeve fëmijët do veshin maska. Ngrohtësia e përqafimeve zëvendësohet me porosi ndalese për kontakte të afërta. Megjithatë, vogëlushët janë në pritje të ditës se parë. Jane dy pyetje te cilat ngacmojnë personin tim. Së pari: a janë përgatitur psikologjikisht fëmijët për panoramën e shkollës këtë vit? Duket sikur janë bombarduar me porosi, por ndërkohë po fusin ne çantë edhe ankthin e prindërve. Ajo cfarë duhet të bëjnë prindërit është të pyesin fëmijët si ndihen dhe cfarë mendojnë. Është fakt shqetësimi i prindërve se ku do ti lënë fëmijët pas shkollës, megjithatë, mirëqënia psikologjike, duhet të jetë prijoritet më vetë. Shqetësimi i dytë lidhet me mësuesit. Sa do të jënë në gjendje mësuesit të ruajnë qetësinë dhe kontrollin e klasës. Sa ndikon në performancën e tij, puna me katër turne përballë nevojës për ti mbështetur psikologjikisht fëmijët në kushte të tilla?

Situata është e vështirë, për prindërit, mësuesit dhe mbi të gjitha , për fëmijët.

Ruajtja e qetësisë, të qënurit vigjilent, kujdesi për veten dhe të tjerët,përgjegjshmëria dhe veshja e buzëqeshjes shoqëruar me shpresën e mirë, janë nevojat tona në këtë kohë të jashtëzakonshme pandemia.

Foto e marre nga  Focus.it