Nuk mund te projektosh te ardhmen, nese ke ngelur peng i se shkuares.

E shkuara eshte pjese e pandare e jona. Ajo ka një fuqi te jashtezakonshme per te ndikuar ne te tashmen tone, sidomos ne aspektin negativ. Shpesh here eshte mire te kthejme koken pas, e te kujtojme nga dhe si kemi ardhur ketu ku jemi sot. Ne anen me te mire, kur e tashmja jone është e suksesshme,  do te mbusheni me fryme thelle te lehtesuar që keni mundur tja dilni me se miri. Disa te tjere do te ndihen krenar per veten mbi atë që kane arritur.

Nderkohe, ka  shume persona te cilet, ne vend që te kujtojne, jetojne ende me te shkuaren. Zakonisht te keta persona ka dhimbje, zhgenjime, deshtime, plage e trauma ende te pa kaluara. Ndikimi i tyre eshte ende shume i fuqishem ne te tashmen, duke bere qe keta persona te jene peng i se shkuares, duke humbur te tashmen, e per me teper pa shpresa per te ardhmen. Megjithate te heqesh dore nga vuajtjet e se shkuares nuk eshte aq e thjeshte.

Ta lesh te shkuaren te shkoje, kerkon perpjekje dhe mbeshtetje te madhe. Nje arsye e mire mund te jete zhvendosja e vemendjes duke pare perpara, duke nisur nga e tashmja. A  ndjehen keta persona te braktisur nga vetja e tyre?  Apo kane zgjedhur te shmangen nga vetvetja? Kjo gje kuptohet vetem nga personat te cilet ende jetojne me flaket e se shkuares.

Sakaq, duhet qe dikush tju kujtoj se jeta mund te jete shume me shume se e shkuara! Jeta do merrte një tjeter rrjedhe nese vendosni qellime te cilat ju shkepusin nga e shkuara. Kjo nuk do te thote që fshish apo te harrosh te kaluaren. Kjo do te thote ti japesh vetes mundesine per te qene me mire, per tu ndjere  me mir, per te dashuruar me mire, per te punuar me mire, per te qene i kthiellet te pranosh se cfare eshte bere nuk mund te cbehet me. Nese arrijme te kuptojme se e tashmja jone eshte e pushtuar nga e shkuara, ajo cfare duhet te bejme është te kthejme faqe e te kujtojme cfare prisnim nga vetja ne  te shkuaren. Fillo nga ketu ,per te hedhur hapa drejt se ardhmes. Vendosu ne kontakt me veten, dhe projektoni te ardhmen e afert deri ne te permbushjen e plote te

photo by liveyourtrustory.com