Nëse hesht, je duke luftuar me veten…

Të heshtësh është maturi. Të heshtësh do të thotë të luftosh me demonët e tu, ti mbash ata në kontroll, të flasësh dhe të gjesh përgjigje. Nëse hesht , do të thotë se je duke marrë kohë, duke reflektuar. Nëse zgjedh të heshtësh, është e drejta jote. Askush nuk mund të të detyrojë të thyesh heshtjen tënde, e të shkelë hapësirat e tua.

Heshte nëse ke nevojë të heshtësh, nuk ke pse jep arsye. Heshtja është e mirë kur është zgjedhje. Heshtja është nevojë për njerëzit e pavarur, për ata që njohin veten. Ndërkohë që hesht me botën, je në një bisedë të thellë me veten. Heshtja nuk është distancim, por respektim i privatësise së brendësis tënde.

Heshte nëse ke nevojë të heshtësh, ndërkohë që mendon për vendin apo mënyrën se si do të rrëfesh dikur heshtjen tënde.