Koha per rigjenerim!

Koha për rigjenerim!
Duket sikur koha ka ndaluar, dhe shumë prej nesh I ka kapluar ankthi. Ku? Si? Pse? Po sikur? Por tani? etj etj. Këto janë pyetje që na vijnë natyrshëm kur të gjithë qënien e pushton frika dhe pasiguria. Pak javë më parë, e nesërmja varej nga ne, nga planet tona, nga jeta jasht derës së shtëpise. Sot jemi ne situatën që cdo gjë rrotullohet brenda katër mureve.
Deri para pak javësh, mundoheshim të ruanim pak kohë për argëtim në mënyrë që të thyenim rutinën, ndërsa tani rutina është monotonija e ditëve në shtëpi. Më parë planifikonim punën mbi objektiva, sot po planifikojmë vakte të shëndetshme për familjet tona! Shtëpia ishte kthyer në vend pushimi mbrëmjeve, ndërsa tani është vendqëndrim 24 në 24!
Pra, kemi ndryshuar kursin me 180 grade, dhe te gjitha , frika, ankthi pasiguria janë normale. Madje edhe mendimet negative janë normale. Ajo cfarë duhet të bëjmë është të ndalojmë dhe ne për një moment bashkë me kohën. Të mbyllim sytë, te mbushemi thellë me frymë ashtu siç bëjmë në fund te një vrapi të gjatë maratonë.Mendo Tani dhe Ketu , sa here qe zemra jote rreh shpejt. Mbylli sytë dhe mendo një vend ku ti ndjehesh i sigurt, qoftë ky vend real ose imagjinar. Qëndro ne atë vend të sigurt dhe ndjeje qetësinë! Kur në orët e vona gjumi vonon, freskoje mendjen me një udhëtim imagjinar. Je I lirë të rendësh ku të duash, madje edhe të fluturosh.
Të gjitha këto, vlejnë për të ruajtur kontrollin, qetësinë për vete dhe fëmijët tanë, që kanë sa shume nevojë për ne. Nëse koha e qëndrimit brenda të duket e gjatë, mendoje veten se ti je kali i luftës, kalorësi I të cilit është plagosur, por ai nuk e ndal vrapin deri ne kthimin ne shtëpi.
Është koha për të qëndruar në shtëpi, për tu rigjeneruar të rifitojme sa më shpejt lirinë e humbur!