Eshte koha per rigjenerim!

Te dashur prinder! Eshte koha per rigjenerim!

 

Te gjithe ne jemi duke u perballur me nje situate te veshtire pskolosociale per shkak te te ashtuquajturit virus Convid19, pandemi e cila ka perfshire mbare boten. Te gjithe jemi izoluar ne shtepi, duke lene menjane cdo aktivitet tjeter, perfshire edhe punen. Ndryshimi i stilit te jetes nxjerr ne pah pranine e shume faktoreve stresante, te brendshem dhe te jashtem. Pyetjet Sa? Kur? Si?  Pse? etj shoqerojne cdo njerin nga ne. Frika nga e panjohura dhe nga ajo se cfare do te ndodhe me ne,  tani dhe pasi ti rikthehemi normalitetit, eshte normale per cilin do nga ne. Pasiguria mbi te ardhurat ekonomike, ka kapluar cdo qytetar. Mendimiet negative jane te pashmangshme. Jemi te detyruar te qendrojme brenda per te miren e perbashket, te shoqerise dhe te familjes.

Eksperiencat e meparshme jetesore, te ngjashme me kete qe po kalojme tani, kane treguar se, te rriturit por edhe femijet rrezikojne te preken nga keto prebleme si: pagjumsia, ankthi, shqetesimet emocionale, stresi, crregullime te humorit, irritim,  nervozizem etj. Femijet nuk perjashtohen nga keto problematika, per shkak te qendrimit ne shtepi dhe shkeputjes nga jeta shkollore. Ne kete momente eshte e rendesishme qe prinderit te ruajne gjakftohtesine per tju qendruar prane femijeve. Sigurisht qe ruajtja e gjakftohtesise nuk eshte vetem nje fjale goje por ndermarrje e nje sere masash paraprake te cilat na mundesojme te kemi ne kontroll situaten brenda ne shtepi.

Jemi mesuar qe diten tone ta kemi te mbushur me aktivitete te ndryshme. Punojme, ushtrojme pasionet tona, argetohemi, bejme plane e  nderveprojme ne shume fusha te jetes. Pak jave me pare, e nesermja varej nga ne, nga planet tona, nga jeta jashte deres se shtepise. Sot jemi ne situaten ku cdo gje rrotullohet brenda kater mureve. Deri para pak javesh, mundoheshin te ruanim pak kohe per argetim ne menyre qe te thyenim rutinen, ndersa tani rutina eshte monotonija e diteve ne shtepi. Me pare planifikonim punen mbi objektiva, sot po planifikojme vakte te shendetshme per familjet tona. Shtepia ishte kthyer ne vend pushimi mbremjeve, ndersa tani eshte vend qendrim 24 ne 24. Pra, kemi ndryshuar kursin me 180 grade, ndaj te gjitha perjetimet e frikes, ankthit, pasigurise, jane krejt normale.

Cfare mund te bejme per te perballuar qendrimin e gjate ne shtepi?

Duke u gjendur  ne nje situate e cila na gjeti te papergatitur dhe per me teper na imponon distancimin social, nevojitet ndermarrja e disa hapave qe te  kalojme kete situate, jo vetem per te perballuar zgjatjen ne kohe por edhe per nje shendet te mire mendor. Le ta shfrytezojme kete periudhe per tu rigjeneruar, per te permiresuar marredhiet tona ne familje, per te rekuperuar kohen e humbur me femijet, per te kujtuar se mbi te gjitha ka rendesi qe jemi mire me shendet dhe jemi bashke. Per ditet e gjata te karantines une vlersoj se :

Hapi i pare qe duhet te ndermerrni eshte qe ju te flisni hapur, qarte dhe me sinqerte rreth asaj se cfare eshte duke ndodhur  me femijet. Kane te drejte te informohen, sipas moshesh se femijes i komunikohet edhe situata.

 

-Eshte shume e rendesishme organizimi i dites me aktivitet okupacional. Perfshirja e te gjithe pjestareve te familjes ne aktivitet, sidomos e femijeve, do ta mbushte kohen dhe do te bente me kompakte familjet. Marrim si shembull perfshirjen e femijeve ne gatimet e embelsirave, ne kujdesin per lulet, ne ndarjen e detyrave te shtepise etj. Keto aktivitete nxisin aktivitetin mendor dhe motorik, duke perqendruar fokusin larg situates se epidemise.

Ruajtja e orareve te meparshme perfshire, oraret e zgjimin, oraret e ngrenies, te studimit, te pushimit dhe argetimit. Kjo do te ndihmoje per tu pershtatur me mire me rikthimin e normalitetit te situates.

Krijimi i hapsirave te vogla brenda shtepise ne te cilat te mund te pershtasni aktivitete te cilat i kryenit me pare jashte shtepise, per shembull improvizimi i nje kendi sportiv nese hapesira e shtepise e favorizon.

Lojrat argetuese, si loja me letra, puzle,domino, shah, loja me pyetje, karaoke, pantonime, gjej cfare kam ne mendje etj,  te organizohen ne formen e nje sfide apo konkursi familjar. Te gjitha keto duhen pershtatur me moshen e femijes. Vecanerisht me adoleshentet, do theksoja angazhimin fizik dhe nxitjen e bisedave te gjera, pasi eshte nje moshe e cila priret ta perjetoje pak me eger izolimin ne shtepi. Duke qene se kjo moshe eshte e prirur drejt marredhenieve dhe perfshirjes sociale me bashkemoshataret, mund te nxise edhe me shume gjendjen e ankthit.

Te gjita keto te realizuara se bashku ne familje, forcojne besimin dhe  reduktojne stresin gjate qendrimit ne shtepi. Shfrytezojeni kete kohe sebashku duke e menduar si nje kohe pushimi me familjen, te cliruar nga oraret e  punes, pa domosdoshmerine e zgjimeve heret ne mengjes.

Nje moment tjeter i veshtire eshte edhe gjendja e ankthit qe shume prej nesh mund te perjetojne. Nese jeni duke perjetuar nje episod ankthi, ku ju ndjeni veshtiresi ne frymemarrje se rrahje te shpeshta te zemres, duhet te pini nje gote me uje, thithni ajer te paster duke u mbushur thelle me fryme nepermjet hundes dhe me pas nxjerrjen e frymes nepermjet gojes. Perseriteni disa here nderkohe qe i thoni vetes te mendoje TANI dhe KETU, pra cfare po ndodh ne kete moment, ku une po qendroj. Kontakti me siperfaqe ose ajer te ftohte , do te ndihmoje ne reagimin tuaj per te larguar ankthin.

Ne kete kohe izolimi mund te keni probleme me gjumin. Ajo cfare mund te beni per ta kapercyer kete problem si ju dhe femijet tuaj, eshte leximi i librave para gjumit. Nje tjeter veprim qe mund te beni eshte te mbyllni syte, te mbusheni me fryme thelle dhe te mendoni nje vend te dashur per ju ku ndiheni te sigurt dhe te mbrojtur, ku ju te ndjeni qetesine. Ky vend mund te jete real ose imagjinar. Ne oret e vona kur gjumi vonon, freskoje mendjen me nje udhetim imagjinar. Je i lire te rendesh ku te duash, madje edhe te fluturosh ne vise te largeta, duke menduar qe shume shpejt kjo mbyllje ne shtepi do te perfundoje dhe do rifitojme lirine e privuar. Nje forme tjeter ndihmuese per nje gjume te qete eshte edhe relaksimi i muskujve te qafes, te kembeve, te duarve, shoqeruar me frymemarrje te thelle diafragmatike.

Te gjitha sa me larte, vlejne per te perballuar sa me mire situaten stresante te mbylljes ne shtepi, per te ruajtur qetesine dhe kontrollin per veten dhe femijen tane. Ne keto kohe, eshte detyra jone te jemi mburoje per ta. Eshte koha per te qendruar ne shtepi, per te rigjeneruar forcat te fitojme sa me shpejte lirine e humbur. Nese koha e qendrimit brenda te duket e gjate, mendoje veten se ti je kali i luftes, kaloresi i te cilit eshte plagosur, por ai nuk e ndal vrapin deri ne kthimin ne shtepi.