Efekti Dunning-Kruger.

Në ndërveprimet tona të përditshme, jemi hasur me persona të cilët, e kanë çuar mendimin apo qëndrimin tonë deri në paragjykim.  Zakonisht këta persona, bien në sy për sensin e lartë të kundërshtisë, për egoizmin, për superlativitenin e lartë për veten. Ata nuk janë pranues. Debati ose konflikti me ta, është një luftë e nadhe nervash.  Këto veçori janë pjesë e së ashtu quajturës Sindroma e Injorantit Që Bën Sikur Di. Në studimin e tyre në psikologji, Dunning dhe Kruger(1999),  sollen efektin me të njëjtin emër.

Sipas tyre, egziston një kategori e njerëzve që mendojnë se i dinë të gjitha. Këta persona, besojnë se aftësitë e tyre janë shumë të larta pa qënë në dijeni se për cfarë po flasin. Në të vërtetë, kjo nuk është një shtirje për tu dukur apo për vëmendje, por është mungesa e njohjes së potencialit të tyre real. Cfarë ata mendojnë për veten, është një iluzion,  një çrregullim njohës. Superioriteti është tipari dominant i tyre. Ata kanë një aftësi nën mesatare në kryerjen e një detyre apo pune të caktuar, por e mbivlersojnë gjithmonë veten. Ky vetbesim i lartë i këtyre personave, vjen si pasojë e pa mundësisë për të njohur mungesën e aftësive të tyre. Pra, këta persona, besojnë atë që mendojnë për superioritetin e tyre, dhe nuk i njohin kufizimet e tyre.

Efekti Dunning-Kruger, i paraqet këta persona, si njerëz të cilët flasin përhere me kopetenca të mëdha, edhe nëse nuk janë pjesë të fushës apo të argumentit, madje , i kundërshtojnë me forcë specialistët e faktet shkencore. Këta persona nuk arrijnë të kuptojnë nevojën për tu përmirësuar për  aq kohë sa nuk arrijnë të kuptojnë mangësitë e tyre. Evidentohen si persona tepër egoistë, të cilët do luftojnë deri në fund me bindjen e tyre se ata dinë gjithçka.

Ky artikull, mund të vijë si një përgjigje e pyetjes, SI KA MUNDËSI që një person të shpalos veten në ketë formë?! Pra, këta persona, debati me të cilët është një makth i vërtetë, duhen parë me një sy tjetër. Ndoshta të qënit mirëkuptues përballë pa aftësisë së tyre kognitive, për të qënë me këmbë në tokë përsa i përket vlerës apo aftësis së tyre, është më i drejtë se qëndrimi gjykues. Nëse këta persona shkaktojnë irritim te ju, më e mira e mundshme është ti shmangni ata.