NJOHJA EMOCIONALE E FEMIJEVE dhe  LOJA PSIKOLOGIKE.

NJOHJA EMOCIONALE E FEMIJEVE dhe  LOJA PSIKOLOGIKE.

Ne situaten e zgjatur te distancimit social, femijet kane nje risk te madh te mos pershtatjes si pasoje e mbylljes ne shtepi e cila ne shume raste eshte shoqeruar me frike, ankth dhe probleme me gjumin. Per te shmanguar apo per te kaluar kete faze, duhet qe femija te stukturohet ne aktivitet, duke ulur keshtu edhe qendrim shume ore perpara ekranit te telefonit apo tabletit.

 Si mund te arrihet kjo?

Dihet qe loja ka nje ndikim shume pozitiv ne zhvillimin e femijeve mbi te gjitha ne zhvillimin psikomotor dhe social duke cilesuar inteligjencen, bashkepunimin ,nderveprimin , shkathesine etj. Por  loja ka nje ndikim shume te madh persa i perket nxitjes dhe njohjes me emocionet e femijes nder te cilat frika dhe ankthi. Ne keto dite te veshtira eshte shume e rendesishme te kuptoni boten e brendshme , ndjenjat dhe emocionet e femijes rreth situates se veshtire qe po kalojme. Loja me role ose aktrimi i nje ngjarjeje , nxit femijet te menaxhojne nje sere emocionesh. Kukullat ose personazhe te tjere, mund të jenë shumë e vlefshme në situatat ankthioze ose kur ndjen frike. Fëmija e ka më të lehtë të shprehë ndjenjat dhe emocionet përmes një personazhi tjetër.

Shume profesioniste perdorin Terapine e artit dhe te Lojes per te kuptuar  dhe zbuluar emocionet dhe ndjenjat e femijes. Por kete gje mund ta kryejne edhe prinderit ne shtepi. Kjo nuk do te thote qe prinderit mund te kuptojne nese ka nje problem te femija  apo jo,por ata mund te  ndihmoje ne krijimin e kushteve, apo nxitjes se lojes me role ose me personazhe. Femijet nuk arirjne te shprehin emocionet me fjale , nuk arrijne ti identifikojne emocionet si psh ankth. Ata demostrojne te prinderit vetem ndjesine e te ndjerit keq, pa rehati, pabindshmeri, nervozizem, pagjumsi ose sjellje agresive si pasoje e emocioneve te pashprehura apo te pamenaxhuara.

Ndaj lutja ime per prinderit , eshte nxitja e femijeve ne lojen me role dhe perfshirja e tyre ne kete loje. Besoj qe cdo femije ka ne shtepine e tij nje tip koleksioni si lodrat e kuzhines, fermen e kafsheve, nje sere kukullash apo makinash. Shfaqia tetrale  e arushëve prej lodre, (ose përdorni kukulla, marioneta, kafshë prej pellushi). Eshte momenti qe ti perdorim per te kuptuar gjendjen shpirterore te femijeve Bëni një vend sekret ( shtëpize, shpellë, zyre, dhome per te pare yjet etj) brenda ose jashtë. Siguroni një carcaf ose një perde, një copë të madhe kartoni ose një kuti. Një stol nje tavoline te vogel, nje mini sirtar e te tjera mjete qe mendoni se mund tju duhen ne lojen tuaj.

Komunikoni me ta. Tregohuni te vemendshem. Perqendrohuni tek toni i zerit qe femija perdor, tek fjalet dhe rrjedhshmeria e tyre. Sugjeroni . Mos u cudisni nese femija do te krijoje nje histori rreth Corona virus, eshte mese normale. Nxitini me ndonje pyetje te shkurter, si psh cfare do beje ti? Si mund te ishte ndryshe? Po ti si ndjehesh? Po arushi yt si ndihet?  etj.

Fokusohuni te femijet. Shendeti i tyre eshte mbi cdo gje tjeter. Jepi femijes lirine dhe mjedisore qe i nevojitet per te luajtur dhe per cliruar energjine e tij. Le ti leme pak menjane hapsiren rregullat dhe te fokusohemi ne perdorimin e cdo aseti ne perballimin e kesaj situate.