Studimet më interesante nga psikologjia

Çdo vit, psikologët publikojnë një sasi shumë të mëdha rezultatesh të kërkimeve të tyre shkencore, çka i bën ato thuajse të pamundura për t’u lexuar të gjitha. Sidoqoftë, një përqasje klasifikuese, mundëson që më poshtë të gjejë gjashtë studimet më kryesore që fusha e psikologjisë i ofroi njerëzimit këtë vit.

 Vlerësimi i riprodhueshmërisë së shkencës psikologjike
Ky studim është rezultat i një lëvizjeje të rëndësishme në fushën e psikologjisë. Në një përpjekje të quajtur “Projekti i Riprodhueshmërisë”, kërkuesit në dhjetëra universitete bashkëpunuan për të përsëritur qindra studime psikologjie që u kryen fillimisht në vitin 2008. Ata përfunduan duke përsëritur rreth gjysmën e studimeve. A ishte rezultati i mirë apo i keq? Është e pashmangshme që studimet të mos jenë gjithnjë të riprodhueshme – nëse një studim do të riprodhohej, atëherë çdo kërkues do të kishte të drejtë herën e parë; edhe zbulimet e drejta do të rezultonin të dobëta kur përpiqemi t’i ripërsërisim. Njëkohësisht, studimi arriti në përfundimin se ka vend për përmirësim në psikologji, veçanërisht kur vjen puna për praktikat kulturore në komunikimin shkencor. Veçanërisht, autorët propozuan që kërkimet e kryera në shkallë të vogël, kombinuar me paragjykimet, krijojnë një rritje të stigmatizimit shoqëror. Me fjalë të tjera, dëshira për të sjellë risi, i nxit kërkuesit të mbivlerësojnë përfundimet në punën e tyre. Është një përpjekje shumë mbresëlënëse dhe e vlerësuar për të siguruar që psikologjia të ecë përpara në mënyrën më të mirë të mundshme.